Në Shqipëri Partia Demokratike ka vendoaur të hapë garën për kreun e ri të saj dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, më 13 qershor.
Vendimi, i marrë mbrëmjen e së dielës nga kryesia, afron me pak më shumë se një muaj, këtë proces, i cili sipas statutit do të duhej të zhvillohej në muajin korrik. Nga ana tjetër, hapja e kësaj gare, anashkalon kërkesat e zërave të ndryshëm brenda Partisë Demokratike, që i kërkuan Lulzim Bashës largimin, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryetari aktual i cili ka ndërmarrë gjatë gjithë javës së fundit një tur në bazën e PD, edhe në mbledhjen e kryesisë i është përmbajtur linjës së zgjedhur prej tij se zjedhjet kanë qenë një “masakër elektorale”, duke hequr përgjegjësitë e tij për rezultatin.
“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë”, mësohet të ketë deklaruar Basha në mbledhjen e kryesisë.
Por nga ana e tij, anëtari i kryesisë, Fatbardh Kadilli, i cili kërkoi që dy ditë pas zgjedhjeve, largimin e Bashës dhe shpalli ambicien për të kandiduar për drejtimin e partisë, edhe në mbledhjen e sotme ka drejtuar direkt gishtin e përgjegjësisë ndaj kryetarit të partisë.
“Nuk dhe shpresë. Nuk ngjalle besim. Nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kanë dalë më shumë parti nga P-ja, në vitet që drejton ti, se në 20 vitet para teje. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”, mësohet të jetë shprehur Kadilli, duke kritikuar dhe turin e ndërmarrë nga Basha.
“Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte”, ka theksuar ai.
Ndërsa gjatë ndërhyrjes së tij, ai i është drejtuar gjithnjë Bashës, anëtari i kryesisë Kadilli, mësohet të ketë thënë gjithashtu se “luftën politike e bëjmë me një koncept te ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besueshmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar”.
Në mbledhjen e kryesisë, përveç Kadillit ka pasur dhe disa zëra të tjerë që kanë kërkuar reflektim dhe që PD-ja të mos mjaftohet duke folur vetëm për një “masakër elektorale”, por dhe të ketë ndryshim dhe strategji të re. Ndërsa të tjerë kanë mbrojtur linjën e kryetarit.
Ndërsa në Këshillin Kombëtar, të thirrur menjëherë më pas, kritikat ndaj Bashës janë rishfaqur dhe nga drejtuesi i këtij forumi, ish-presidenti Bujar Nishani, i cili po ashtu menjëherë pas zgjedhjeve ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të partisë.
Duke pranuar se dhe sipas tij më 25 prill ka patur një “masakër elektorale”, Nishani u shpreh në Këshill se, “kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër, po aq e hidhur, është dështimi ynë për të fituar, cka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë”.
“Pasi nuk fituam dot këto zgjedhje, na duhet të reflektojmë fort, të ndryshojmë katërcipërisht, të reformohemi tërësisht, të ringrihemi fuqimisht, të rritemi masivisht e vetëm kështu do të jemi gati të fitojmë. Ky është momenti! E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik”, u shpreh kryetari i Këshillit kombëtar të PD, i cili ripërsëriti kërkesën për largimin e Bashës.
“Thirrja ime për këtë akti civil prej Bashës është pikërisht si një shërbim që ai ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike”, theksoi ai.
Por Basha, jo vetëm që nuk do të dorëhiqet, por do të kërkojë sërish rikonfirmimin në krye të PD-së. Përballë tij, i vetmi që ka shpallur ambicien për të kandiduar, është Kadilli. Deri më 22 maj, do të jetë periudha e paraqitjes së kërkesave për kandidim, dhe më pas një periudhë 18 ditore nga 24 maji deri në 11 qershor, për fushatë në të gjitha strukturat.
Ajo që bie në sy është koha e shkurtër e fushatës, aq më tepër që kryetari Basha, mund të quhet se e ka nisur tanimë atë, me turin që po zhvillon ku në thelb, mbetet argumenti i mbrojtur prej tij për zgjedhje të manipuluara.
Nga ana e tij, Kadilli hodhi hije të qarta dyshimi mbi procesin, duke saktësuar megjithatë se ai do t’i shkojë deri në fund.
“Sido që të jetë gara, sado e pabarabartë, sado jashtë standarteve të mundshme për të bërë një garë korrekte, jam i vendosur t’i qëndroj deri në fund projektit për një PD të pastër, të bashkuar, të hapur e fituese. Duhet t’i japim sot shpresë të gjithë shqiptarëve, se nesër do kemi një PD më të madhe se kryetari”, u shpreh Kadilli. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës