Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave

2024/11/Moti-Koha-sheshi-Nene-Tereza-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të zbresin nga -2 gradë Celsius deri në 0 gradë, ndërsa maksimalet nga 7 gradë Celsius deri në 11 gradë.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/