Parashikimi i motit për ditën e nesërme, temperaturat deri në -4 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë dhe me vranësira.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegull dhe ngrica, kurse ngrica më së shumti parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinor-malor, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius.
Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































