LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Këtë të mërkurë, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës, por do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat në zonat malore parashikohen -3 deri 14 gradë Celsius, në zonat e ulëta 0 deri 16 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 1 deri 16 gradë Celsius. /Telegrafi/