Site icon Telegrafi

Para se të vriste veten, një person vrau tre të tjerë në një McDonald’s dhe dy shtëpi në Georgia, SHBA

Një burrë nga Georgia qëlloi dy nga të afërmit e tij dhe një punonjëse të ushqimit të shpejtë duke i vrarë, përpara se të vriste veten.

Sulmuesi vrau nënën dhe gjyshen e tij në dy shtëpi fqinje dhe vrau një grua në një restorant McDonald’s në qendër të qytetit Moultrie, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se personi i armatosur më pas qëlloi veten.

Deri më tani nuk kanë dhënë identitetin e sulmuesit apo viktimave dhe se nuk dihet nëse personi i armatosur dhe punonjësi i McDonald’s e njihnin njëri-tjetrin.

Byroja e Hetimit tha në një deklaratë vetëm se kishte pasur “vdekje të shumta” në skena të ndryshme krimi në zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version