LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e poshtërimit të ushtarëve rusë bëhen virale – vendosin flamuj të bardhë në tytat e tankeve gjersa dorëzohen para ukrainasve

Pamjet e poshtërimit të ushtarëve rusë bëhen virale – vendosin flamuj të bardhë në tytat e tankeve gjersa dorëzohen para ukrainasve

Forcat ruse kanë pësuar një fiasko në rajonin Kherson dhe kanë humbur kontrollin mbi këtë territor.

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës filmuan se si ushtria ruse, së bashku me pajisjet, u dorëzuan ushtarëve ukrainas në drejtimin e Khersonit.

Këto pamje të poshtërimit të ushtarëve rusë janë bërë virale teksa shihen se kanë vendosur flamuj të bardhë në tytat e tankeve gjersa dorëzohen para ukrainasve.


Theksojmë se duke mos mundur t’i aneksojë plotësisht katër rajonet, Rusia thotë se mund t’ia kthejë disa territore Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar sot se disa territore të caktuara do të kthehen pas konsultimit me popullatën.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin sot ka nënshkruar urdhrin për aneksimin e territoreve pasi që Duma ruse votoi ligjin për marrjen e katër rajoneve ukrainase.

Pamjet vijnë kur edhe Ed Arnold, analist në Institutin britanik të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Royal United Services, gjatë një interviste dhënë për Sky News, ka komentuar zhvillimet e fundit në vijën e frontit në Ukrainë.

Arnold thotë se “Ukraina tashmë ka arritur qëllimin primar politik”, përkatësisht i ka treguar “Perëndimit se mund të çlirojë territorin e saj duke përdorur armët që i janë dërguar nga vendet perëndimore”, transmeton Telegrafi.

“Tani po kalojnë drejt qëllimeve ushtarake. Fillimisht, çlirimin e sa më shumë qyteteve dhe fshatrave para ardhjes së dimrit. Ata duan të sigurohen që territoret nën kontrollin e rusëve, janë nën rrezen e sistemit të tyre me rreze të gjatë, me qëllim që të mund të dobësojnë kapacitetet ruse”, theksoi Arnold.

Analisti britanik thotë se Ukraina nga 24 deri në 48 orët e fundit, ka arritur të çlirojë tetë qytete në jug të rajonit Kherson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori