Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), publikoi pjesën e dytë të hulumtimit të nevojave të tregut të punës “Paga mesatare në Kosovë”. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se hulumtimi është zhvilluar në 2100 biznese, ndërsa përgjigje kanë dhënë 1480 biznese apo 70.5 për qind.
Agim Shahini thotë se procesi i anketimit është zhvilluar drejtpërdrejt me përgjegjësit e ndërmarrjeve të përzgjedhura dhe intervistat janë zhvilluar sy me sy. Hulumtimi është zhvilluar në të gjitha regjionet e vendit në ndërmarrjet e regjistruara dhe të cilat kanë mi pesë të punësuar.
Kreu i AKB-së, shtoi se më shumë se 87 për qind e bizneseve të hulumtuara janë kryesisht ndërmarrje të sektorit privat dhe analiza është fokusuar tek ato ndërmarrje pa përjashtuar edhe bizneset familjare ku pjesëmarrja e tyre është 9.8 për qind si dhe ndërmarrjet e sektorit qeveritar dhe publik me 1.7 për qind, pastaj organizatat jo profitabile dhe degët e kompanive të huaja që marrin pjesë me 0.3 për qind përaktësisht 1.0 për qind.
“Paga mesatare në Kosovë, për të punësuarit është rritur në 346 euro, derisa në vitin 2011 ishte 327 euro. Faktori kryesor i kësaj rritje të pagës mesatare në Kosovë vjen si rezultat i progresit ekonomik. Kjo ngritje e theksuar vërehet nëse krahasohet viti 2011 me vitin 2013, ku arrinë shkallën prej më shumë se 5.8 për qind”, tha Shahini.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregoi se paga më e lartë është paguar në sektorin e ndërmjetësimeve financiare prej 488 eurosh gjatë vitit 2013 apo 27 euro (5.9 për qind) më shumë se vitin tjetër. Femrat janë paguar 311 euro, ndërsa meshkujt 353. Punëtorët me nivel më të lartë arsimimi mbeten të paguar më së miri e të cilët marrin pagën mesatare mujore prej 439, ndërsa punëtorët me kualifikim më të ulët arrijnë pagën prej rreth 272 euro.
Agim Shahini, tregoi se pagat më të larta për vitin 2013 janë në regjionin e Prishtinës prej 368 eurosh, ndërsa më të ulëtat janë në rajonin e Mitrovicës prej 299 eurove. Pagat më të larta janë paguar për menaxher prej 426 eurove, profesionistët me 395 euro, zejtarët dhe punonjësit e ngjashëm me 353 dhe profesionet elementare me 313 euro. “Edhe sektori privat duhet të mendoi për rritjen e pagave edhe më shumë”, theksoi ai.
Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi e vlerësoi si shumë të rëndësishëm hulumtimin për pagën mesatare në Kosovës. Ai shtoi se këto paga nuk duhet të mbesin aty ku janë, por duhet që të ngritën edhe më shumë.
Alush Sejdiu, kryetar i Këshillit Ekonomik Social, tha se publikimi i AKB-së do të jetë ndihmës e madhe edhe për KES-in e i cili në mbledhjen e radhës do të diskutoi për pagat e të cilat duhet të ngritën edhe më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?