LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: I pranoj kritikat, por jo fyerjet

Pacolli: I pranoj kritikat, por jo fyerjet

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se i pranon kritikat e shëndetshme, por jo edhe fyerjet.

Pacolli përmes një reagimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur kritikave që ka marrë së fundi lidhur me politikën e jashtme të Kosovës.

Pacolli: Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në INTERPOL
Lexo po ashtu Pacolli: Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në INTERPOL
Deputetja Pacolli: Qeveria Haradinaj ka dështuar në politikën e jashtme
Lexo po ashtu Deputetja Pacolli: Qeveria Haradinaj ka dështuar në politikën e jashtme

Ai shkruan se këta njerëz arrogantë janë ata që nuk kanë bërë asgjë për shoqërinë, e madje edhe për veten e tyre por nuk ndalen të merren me punën e të tjerëve


“Përvoja ime e gjatë më ka mësuar të krijoj një përkufizim për disa njerëz që e konsiderojnë veten e tyre si të mbinatyrshëm dhe që për këtë arsye mund të kritikojnë këdo, madje duke simuluar si të dijshëm. Në përvojën time, këta njerëz arrogantë janë ata që nuk kanë bërë asgjë për shoqërinë, e madje edhe për veten e tyre por nuk ndalen të merren me punën e të tjerëve . I adhuroj kritikat e shëndetshme, por jo fyerjet ‘ad hominem’. Kjo i bie: dikush që nuk ka shtëpi të veten (nuk e ka ndërtuar kurrë) e kritikon kualitetin e atij që ka ndërtuar tërë jetën shumë shtëpi”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/