Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka prit sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Ky është takimi i parë i kryetares Osmani me përfaqësuesin amerikan pas marrjes së postit të të parës së Kuvendit të Kosovës.
Në takim me ambasadorin amerikan, kryetarja Osmani diskutoi prioritetet e Kuvendit, rritjen e efikasitetit dhe mbikëqyrjes së Kuvendit në raport me Qeverinë, avansimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me opozitën si dhe me të gjithë akterët e tjerë relevant.
Kryetarja Osmani e vlerësoi si ekzistencial bashkëpunimin dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/