Osmani: Iniciativa 8-të të shndërrohet në partneritet të ri që do të ofrojë bashkëpunim strategjik më të thellë dhe më të rëndësishëm me BE-në
Takimi ministror i sotëm shënon fillimin e Iniciativës 8, e cila përveç lidhjes së transportit dhe energjisë përgjatë Korridorit 8, do të shërbejë edhe si platformë politike që do të sigurojë avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimit politik, ekonomik dhe të sigurisë, shkëmbimin kulturor si dhe atë social ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media në Brindizi të Italisë, ku së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka i prezantuan konturet kryesore të kësaj iniciative.
“Bashkëpunimi i ngushtë me dy shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Italinë dhe Bullgarinë, ka rëndësi të madhe për ne dhe për Shqipërinë si vende kandidate sepse do të ketë implikime pozitive. Kjo iniciativë është edhe në drejtim të asaj që ne si shtet angazhohemi, për më shumë integrim para anëtarësimit, respektivisht për përfshirjen e vendeve kandidate në politikat dhe iniciativat përkatëse të BE-së, që do t’u mundësojë qytetarëve t’i shfrytëzojnë përfitimet nga anëtarësimi gjatë gjithë procesit, dhe jo vetëm pas përfundimit të tij”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media me ministrat e punëve të jashtme të vendeve që janë pjesë e Iniciativës 8.
Kjo iniciativë e përbashkët, tha Osmani, duhet të shndërrohet në një aleancë të re në rajon, e cila do të ofrojë bashkëpunim strategjik më të thellë dhe më domethënës për vendet përmes promovimit të vlerave evropiane, evropianizimit të përgjithshëm të të gjithë rajonit dhe vendosjes së mirëkuptimit të përhershëm, besimit mes popujve tanë, bashkëpunimit politik dhe rritjes ekonomike.
“Maqedonia e Veriut mund të luajë rol kyç në përmirësimin e lidhjes fizike në rajonin që lidh perëndimin dhe lindjen. Puna e përbashkët e qeverive tona mund të mundësojë që shumë shpejt të kemi korridor transporti përmes të cilit do të jetë e mundur që për 10 orë të mbërrihet nga porti i Italisë në Detin Adriatik deri në portin e Bullgarisë në Detin e Zi. Tani kjo rrugë zgjat 25 orë.” – tha Osmani.
Madje, Ministri Osmani Iniciativën 8 e inicoi në fillim të vitit 2021 si ide për platformë të re multidisiplinare ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë përmes së cilës do të intensifikohej dhe thellohej bashkëpunimi i ndërsjellë, si interes strategjik për shtetet që janë pjesë e iniciativës.
Krahas kësaj, Osmani në Brindizi i prezantoi projektet më të reja të infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut përgjatë Korridorit 8 të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë, si dhe zhvillimin paralel të infrastrukturës përgjatë Korridorit 10, projekte që mund të shërbejnë si katalizator për bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për integrim.
Ministrat e Punëve të Jashtme u dakorduan se do të mbajnë takime të rregullta dhe njëkohësisht do të punojnë në forcimin e bashkëpunimit, jo vetëm mes qeverive, por edhe mes qyteteve nëpër të cilat kalon Korridori 8. Nisma do të përfshijë biznesin dhe shoqërinë civile si një nga faktorët kryesorë për zbatimin e bashkëpunimit të suksesshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime