Kjo orë biologjike kineze mund të na tregojë intervalet në të cilat energjia qarkullon nëpër trup, nivelin më të lartë të energjisë në zonat e trupit në çdo dy orë
Nëse ekzistojnë probleme në ato zona, simptomat janë të dallueshme.
Mjeku kinez më parë e pyet pacientin e vet në cilën kohë të ditës i janë shfaqur simptomat. Prandaj, mundemi lehtë t’i dimë se nga rrjedhin problemet, përkatësisht a shfaqen problemet në vendin ku energjia qarkullon apo atje ku ka më shumë energji.
Një meridian arrin nivelin e vet më të lartë të energjisë saktësisht kur ai i dyti në anën tjetër ka nivelin më të ulët të energjisë. Ta marrin si shembull mëlçinë: niveli i saj më i lartë i energjisë është midis orës 1 dhe 3 të mëngjesit, ndërsa zorra e hollë në nivelin e vet më të ulët, transmeton Telegrafi.
Kur hani vonë dhe shkoni të flini gjumë, ushqimi nuk absorbohet mirë në zorrën e hollë, kështu që duhet patjetër të shmangni aktivitete të caktuara kur energjia në trup është në nivelin më të ulët.
Gjatë aktivitetit maksimal të gjitha funksionet janë të shtuara. Në rast të sëmundjes, teprica e energjisë e cila ngarkon sistemin do të tregojë simptomat bile saktë në kohë, në mënyrë që ajo energji e tepërt të zvogëlohet.
Funksionet maksimale kohore
01:00 – 03:00 – Mëlçia: (detoksifikimi, muskujt dhe sytë)
03:00 – 05:00 – Mushkëritë: (lëkura)
05:00 – 07:00 – Zorra e trashë: (asimilimi, eliminimi, lëkura)
07:00 – 09:00 – Lukthi (limfa, ushqimi dhe tretja)
09:00 – 11:00 – Shpretka, pankreasi: (limfa, ushqimi dhe tretja)
11:00 – 13:00 – Zemra (arteriet, qarkullimi i gjakut)
13:00 – 15:00 – Zorra e hollë (tretja, asimilimi, arteriet)
15:00 – 17:00 – Fshikëza urinare: (kockat, dhëmbët, eliminimi, pastrimi)
17:00 – 19:00 – Veshkat: (kockat, dhëmbët, veshët, filtrimi, eliminimi)
19:00 – 21:00 – Mbështjellësi i zemrës: (shtrëngimi i enëve të gjakut)
21:00 – 23:00 – Zorra dymbëdhjetëgishtore: (termorregullimi)
23.00 – 01:00 – Thartina: (tretja, muskujt, sytë)
Funksionet minimale kohore
01:00 – 03:00 – Zorra e hollë: (tretja, asimilimi i arterieve)
03:00 – 05:00 – Fshikza urinare: (kockat, dhëmbët, eliminimi, pastrimi)
05:00 – 07:00 – Veshkat: (kockat, dhëmbët, veshët, filtrimi, eliminimi)
07:00 – 09:00 – Mbështjellësi i zemrës: (shtrëngimi i enëve të gjakut)
09:00 – 11:00 – Zorra dymbëdhjetëgishtore: (termorregullimi)
11:00 – 13:00 – Thartira: (tretja, muskujt, sytë)
15:00 – 17:00 – Mëlçia: (detoksifikimi, muskujt, sytë)
17:00 – 19:00 – Mushkëritë: (lëkura)
19:00 – 21:00 – Zorra e trashë: (asimilimi, eliminimi, lëkura)
21:00 – 23:00 – Lukthi (limfa, ushqimi, tretja)
21:00 – 23:00 – Shpretka, pankreasi (limfa, ushqimi, tretja)
23.00 – 01:00 – Zemra (arteriet, qarkullimi i gjakut)
/Telegrafi/