Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizoi një pritje me rastin e trembëdhjetë vjetorit të themelimit. Në mesin e anëtarëve, Oda Amerikane mirëpriti Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Gregory Delawie, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve tjera ndërkombëtare.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie vlerësoi se anëtarët themeltarë të Odës Amerikane kanë përqafuar vlerat afariste amerikane para se Kosova të bëhej republikë e pavarur, duke konfirmuar kështu se ata kuptojnë që rritja ekonomike dhe biznesi që i kontribuon asaj rritje, luajnë një rol esencial në zhvillimin e këtij shteti dhe sigurisë së tij.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj trashëgimie, me një rol më aktiv në lehtësimin e integrimit më të madh të Kosovës në komunitetit global dhe rritjen e sigurisë së saj përmes zhvillimit ekonomik. Ai inkurajoi anëtarësinë e Odës Amerikane për të folur me një zë më të fuqishëm për çështjet që po e pengojnë avancimin e ekonomisë së Kosovës, meqë asnjë Qeveri nuk mund të zgjidhë problemet e mëdha ekonomike pa mbështetjen aktive të bizneseve.
Ambasadori Delawie tha se ai ka mësuar nga takimet me politikanët lokalë, afaristët dhe qytetarët e rëndomtë se interesimi i tyre shkon përtej çështjeve që duket se dominojnë lajmet politike në Prishtinë dhe në vend të kësaj, interesimi i tyre është për papunësinë, rritjen e pamjaftueshme ekonomike, arsimin dhe korrupsionin.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka, duke vlerësuar pjesëmarrjen e përfaqësueseve të institucioneve më të rëndësishme, foli për disa prej të arriturave kryesore të Odës Amerikane përgjatë këtyre viteve, duke potencuar faktin që Oda Amerikane në Kosovë është e vetmja nga 45 Odat Amerikane në Evropë që ofron shërbime të arbitrazhit, ka një fondacion që mbështet aktivitet bamirëse të shoqërisë Kosovare, ka një shkollë shahu për fëmijë si dhe se fundmi ka themeluar edhe Institutin për Politika Ekonomike, i cili do të ndihmojë në nxjerrjen e statistikave të besueshme për të cilat Kosova ka nevojë.
Presidenti i Bordit të Odës Amerikane Mërgim Cahani u shpreh se prezenca e përfaqësueseve më të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare tregon për bashkëpunimin e ngushtë të Odës Amerikane me Qeverinë dhe institucionet tjera. Cahani shtoi se Oda Amerikane vazhdimisht ka kontribuar në lehtësimin e të bërit biznes në vend, por që duhet pasur parasysh edhe zhvillimet teknologjike në mënyrë që ambienti i biznesit të jetë edhe më efikas.
Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli uroi anëtarët e Odës për përvjetorin e tyre dhe tha se themelimi i saj para pavarësisë së Kosovës është një tregues i rëndësishëm i mbështetjes Amerikane për Kosovën duke theksuar se institucionet e vendit mbesin të përkushtuara të marrin në konsideratë rekomandimet e Odës Amerikane dhe asociacioneve të tjera të biznesit.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi punën e Odës në sigurimin e investimeve nga bizneset Amerikane. Mustafa theksoi se Qeveria në partneritet me Odën ka ndërtuar politikat ekonomike, ka hartuar politikat fiskale, përfshirë edhe Pakon Fiskale 2.0, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar partneritetin drejt zhvillimit ekonomik për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri