LAJMI I FUNDIT:

Numër i lartë i turistëve vizituan Gjirokastrën për 9 muaj

Numër i lartë i turistëve vizituan Gjirokastrën për 9 muaj

Këtë vit numri i turistëve që kanë vizituar qytetin historik të Gjirokastrës ka shënuar një rritje të konsiderueshme, ku vetëm për periudhën janar-shtator numri i tyre arriti shifrat e 150.737 vizitorëve.

Këto shifra u bënë publike gjatë analizës së kryer në qarkun e Gjirokastrës mbi sezonin turistik, për të diskutuar edhe mbi masat që do të merren për periudhën në vazhdim, transmeton atsh.

Gjatë takimit u vu në dukje se në zbatim të detyrave të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit dhe nga informacionet e dërguara, rezulton se është punuar me përkushtim nga të gjithë aktorët kryesorë për marrjen e masave dhe zbatimin e detyrave përkatëse për mikpritjen e turistëve vendas dhe të huaj.


“Evidentimi i të gjithë problematikave pa harruar asnjë, tregon që kemi shumë hapësira për menaxhim, organizim dhe për ti dhënë njerëzve bindjen që turizmi është një mundësi reale për një jetë më të mirë. Në qarkun e Gjirokastrës ekzistojnë të gjithë komponentët e asaj çfarë ne duam të bëjmë për turizmin në Shqipëri. Një falënderim të veçantë dua të bëj për të gjithë administratorët e njësive akomoduese të hotelerive, restoranteve, bujtinave si dhe të gjithë aktorët kryesorë në zhvillimin e turizmit, për kontributin e pa zëvendësueshëm që kanë dhënë në shërbimin dhe promovimin e vlerave të pazëvendësueshme që ka qarku ynë”, tha prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, gjatë takimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori