LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet shkëlqimi i Vedat Muriqit në Turqi- sërish pjesë e formacionit të javës

Nuk ndalet shkëlqimi i Vedat Muriqit në Turqi- sërish pjesë e formacionit të javës

Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës po vazhdon të shkëlqejë në ligën turke, derisa ka ndihmuar në fundjavën e kaluar Fenerbahcen që të marrë tri pikë të arta.

Muriqi ka arritur të kalonte në epërsi skuadrën e tij në fitoren 3-2 ndaj Yeni Malatyaspor, derisa ka bërë edhe një asistim.


Vedat Muriqi kalon në epërsi Fenerbahcen me një gol të bukur me kokë
Lexo po ashtu Vedat Muriqi kalon në epërsi Fenerbahcen me një gol të bukur me kokë

Me atë gol e asistim të bërë, prizrenasi ka shkuar në kuotën e 15 golave dhe pesë asistimeve deri më tani në këtë edicion.

Për këtë paraqitje fantastike, Muriqi ka arritur të futet në formacionin e javës në Superligën e Turqisë, duke u vlerësua si lojtari i dytë më i mirë.

Sulmuesi shqiptar është vlerësua me notën 8.7, ndërsa vetëm Burak Yilmaz ka qenë më i mirë se ai. /Telegrafi/