LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka zgjidhje për bujqit e Porojit dhe Xhepçishtit, paralajmërojnë protesta të reja

Nuk ka zgjidhje për bujqit e Porojit dhe Xhepçishtit, paralajmërojnë protesta të reja

Ka përfunduar takimi ndërmjet bujqve të fshatrave të Porojit dhe Xhepçishtit me përfaqësuesit e Këshillit komunal të komunës së Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nuk është arritur asnjë marrëveshje me këshillin komunal që të gjendet një zgjidhje brenda dy ditësh, për shitjen e prodhimit të tyre bujqësor.

Ata janë ankuar se problemi është i kahmotshëm dhe se përsëritet çdi ditë, e çdo vit.


Bujqit zotohen se, nëse komuna nuk gjen një zgjidhje afatgjate, atëherë nuk do t’i ndalin protestat e tyre deri sa të arrihet një zgjidhje./Telegrafi/