LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka lehtësim të masave në Maqedoni

Nuk ka lehtësim të masave në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Komisioni për sëmundje infektive zhvilloi mbledhje ku u diskutua për mundësinë e lehtësimit të masave të mëparshme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive kanë vendosur t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të gjitha masat e miratuara deri tani të mbeten në fuqi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Trendi i rasteve të reja me COVID-19 në dy ditët e ardhshme do të merret në konsideratë në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive që do të zhvillohet ditën e hënë, pas së cilës do t’i jepen Qeverisë rekomandime të reja për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.


Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat, të respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë një distancë prej të paktën dy metra dhe të veshin pajisje mbrojtëse për një person në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se përshkruara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori