Pikërisht në kohën e Krishtlindjeve do ishte shumë e vështirë ta hidhje poshtë propozimin e Robert Habeckut. Heinrich Bedford-Strohm, kreu i Këshillit të Kishës Evangjeliste në Gjermani e mbështet idenë dhe kujton se edhe Jezu Krishti pak pas lindjes së tij bashkë me familjen ishte vetë refugjat. Kush nuk preket sadopak nga pamjet e mjerimit në kampet e refugjatëve në Greqi, në një kohë që feston në shtëpinë e tij, nuk ka zemër. Kush shpreson në një situatë të tillë, që BE-ja do të veprojë në unitet, ai duhet të presë gjatë, dhe le dyshimin, se vetëm do ta shtyjë problemin në kohë. E megjithatë Habeck e ka gabim. Sepse pranimi i disa mijëra fëmijëve migrantë do të ishte sinjali i gabuar në shumë kuptime.
I gabuar sepse në radhë të parë, ky gjest do të mund sillte një valë të re migracioni: Sepse nuk do të mbetej vetëm tek minorenët, për shkaqe humanitare do të silleshin një ditë edhe familjet e tyre. E sapo të bëhet e ditur në vendet origjinë dhe ato transit, se ka një shans të ri për të jetuar në Gjermani, shumë vetë do të përpiqeshin të kalonin nga brigjet turke në ishujt grekë. Kampet aty nuk do të boshatiseshin, por do të mbusheshin më shumë. Ashtu si me shpëtimin e emergjencës në Detin Mesdhe krijohet një spirale pa fund: Sapo pranohen refugjatët në Evropë, pason një valë e re refugjatësh. I gabuar është propozimi i Habeck, edhe sepse Greqia dhe e gjithë BE çlirohen nga përgjegjësia që kanë, përmes gatishmërisë gjermane për të marrë refugjatë.
Ministri i Zhvillimit, Gerd Muller, thotë nga përvoja konkrete, se ndihmat në kampet afrikane të refugjatëve në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara janë të organizuara më mirë, se në Greqi. Në një kohë që Gjermania dërgon ndihma humanitare në ishujt grekë. Po kaq e rëndësishme është: Gjermania dhe BE mbështesin autoritetet e azilit në Greqi, me qëllim që kërkesat të verifikohen sa më shpejt. Shpesh në debatin për azilantët harrohet: Azil mund dhe lejohet të marrë, vetëm kush i plotëson kriteret për këtë. Këtu bëjnë pjesë lufta, lufta civile në vendin origjinë apo përndjekja personale, dhe jo nevojat ekonomike.
Robert Habeck me sa duket nuk i kushton rëndësi këtij dallimi, kur thotë që të merren të gjithë fëmijët migrantë. Por, kjo është pikërisht deri më sot dilema e politikës së refugjatëve të Angela Merkelit, që çoi edhe në rritjen e populizmit të djathtë: Kush nuk ka të drejtë për azil, megjithatë vazhdon të qëndrojë në Gjermani si rregull, sepse dëbimi i tij është shpesh i pamundur. Ndërkohë që populli në Gjermani shtron gjithnjë e më shumë pyetjen, përse i kemi procedurat e azilit, kur rezultati i tyre në fund nuk vendos më për të drejtën e qëndrimit apo qëndrimin në vend?
Nuk duhet të bëjë më asgjë Gjermania për njerëzit në kampe? Po, duhet. Nëse bëhet fjalë për pranim në raste të veçanta, kjo duhet të jetë e mundur. Por vetëm për ata që kanë një perspektivë qëndrimi, procedurat e të cilëve janë verifikuar. Prioritet duhet të ketë përmirësimi i kushteve të jetesës në vend, aty ku janë refugjatët. Kush mendon, se ky është një qëndrim pa zemër, të na thotë, se si do që ta kufizojë migracionin. Sepse që ai duhet kontrolluar dhe kufizuar, ky është një mësim më se i qartë nga viti 2015/2016. Kush i jep kujtdo azil e shkatërron të drejtën e azilit. Këtë duhet ta kemi të qartë edhe në kohë festash. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi