Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Leganes me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në këtë kampionat, teksa Barcelona ka thyer rekordin prej 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në La Liga, i cili mbahej nga Real Sociedadi.


Golat në këtë takim për gjigantin katalunas u shënuan nga Lionel Messi (27', 32', 87'0, ndërsa për Leganes shënoi Nabil El Zhar (68').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Messi, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë maksimale 10.

Lionel Messi 2 Messi kompletoi het-trikun ndaj Leganes (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë, Dimitrios Siovas, i cili u notua me 5.7. /Telegrafi/   Barcelona:

notat barca e1523134202379

Leganes:

notat barca 1 e1523134225158

telegrafi sport app