LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gruan që të famshmit e telefonojnë në momentet e tyre më të vështira

Njihuni me gruan që të famshmit e telefonojnë në momentet e tyre më të vështira

Judy Smith mban një çantë të veçantë për veshjen e saj. Brenda ka një kuti tualeti, një kostum të bardhë, pantallona të bardha rezervë (ajo e vesh shumë ngjyrën e bardhë), një palë këpucë dhe pasaportën.

Ajo e quan çantën e saj ‘go bag’, duke mbajtur gjithçka që i nevojitet nëse një klient i panikosur e thërret në mes të natës. Shpesh i sigurojnë një aeroplan privat, që avokatja 62-vjeçare të shkojë tek ata.

Gjatë tre dekadave që Smith ka punuar në menaxhimin e konflikteve, ajo ka ndihmuar klientë të panumërt të profilit të lartë, nga reperë të famshëm deri tek CEO të globit. Detyra e saj: të sigurojë që, pavarësisht nga skandali, reputacioni i tyre të dalë i paprekur. Ajo ishte në krah të Angelina Jolie në divorcin e saj të hidhur nga Brad Pitt, duke u siguruar që marka Jolie të mos ishte e kompromentuar.


Smith punoi në prapaskenë për të vlerësuar çdo ndikim të mundshëm në marrëveshjet e studios së filmit të aktores dhe punën e saj filantropike, duke ndihmuar në koordinimin e gjithë kësaj me një strategji të zgjuar PR, ndërsa, më e ngutshmja, duke u siguruar që reputacioni i Jolie ishte i pandotur.

Smith është njeriu që shpëtoi karrierën e ASAP Rocky kur u akuzua për sulm seksual dhe ishte në krah të Monica Leëinsky-t kur shpërtheu skandali i lidhjes së saj dhe Bill Clinton, në atë kohë president i Shteteve të Bashkuara.

Së fundmi ka punuar edhe me fushatën “Black Lives Matter”, si një grua me ngjyrë e ka ndjerë detyrë ligjore dhe morale. Po, ajo është e butë dhe e dashur me klientët e saj, por në sallën e gjyqit mbetet një profesioniste me përvojë që nuk i kursen pyetjet për të mbrojtur klientët e saj.

Nëse të duket frymëzuese e gjithë historia e saj, e tillë është. Ndaj edhe “Scandals” është krijuar. Personazhi kryesor mishëron pikërisht atë, Judy Smith. Smith zgjidhi konfliktin e saj të parë në moshën shtatë vjeç kur në rrugicën e lagjes së saj. Duke parë prapa, ajo kupton se zgjidhja e problemeve dhe krizave është një pjesë e lindur e saj.

“Unë gjithmonë e kam bërë; gjithmonë është ndjerë organike për mua. Është pjesë e ADN-së time”.

Përvoja e Smith për të rregulluar konfliktet e njerëzve të tjerë për më shumë se 30 vjet – si dhe aftësia e saj për t’u marrë me çdo lloj personi, shpesh kur ata janë në gjendjen e tyre më të keqe – do të thotë se ajo është mësuar me një presion të lartë të vazhdueshëm, transmeton Class.

‘Unë jam duke e shijuar jetën time. E dua atë që bëj, kam një pasion për të. Nuk kam menduar ende për pensionin, por do ju njoftoj. Stresi i të tjerëve nuk ndikon tek unë. Në një konflikt, ju duhet të jeni të qetë dhe të qëndrueshëm, që njerëzit të kuptojnë se ju e keni zgjidhur çështjen e tyre – ata nuk duhet të shqetësohen. Kjo është e rëndësishme”.

Rregulli kryesor i Smith është: ‘më trego gjithçka’. Megjithatë ajo është e vetëdijshme që shpesh e vërteta del me faza. Nuk del njëherësh. Ajo e di se është e vështirë që dikush që sapo të ka takuar të të thotë gjithë të këqijat që ka bërë.

Në trend Stil

Më shumë
E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse

E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse

A e dini se...
Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut

Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut

Astrologji
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen

Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen

Lifestyle
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?

Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?

Stil
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë

Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë

Lifestyle
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Lifestyle
Kalo në kategori