Legjenda e Formula 1, Eddie Jordan ka folur për mikun e tij Michael Schumacher – duke thënë se ai është “aty fizikisht, por jo me vetëdije” pasi misteri rrethon shëndetin e tij.
Ish-garuesi 74-vjeçar ndihmoi 22-vjeçarin e atëhershëm që të bëjë debutimin e tij në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991.
Michael do të vazhdonte të thyente të gjitha rekordet – duke fituar shtatë kampionate botërore dhe 91 gara gjatë vozitjes për Ferrari dhe Benetton.
Por, legjenda 54-vjeçare nuk është parë për gati 10 vjet pas përplasjes së tij të tmerrshme me ski në vitin 2013.
Ai pësoi një lëndim të rëndë në tru dhe u fut më pas në koma të shkaktuar nga mjekësia.
Misteri rrethon gjendjen e tij – me familjen që vendosi një rregulla të rrepta se kush mund ta vizitojë atë.
Eddie iu mohua një vizitë për të parë Michaelin – por ka mbajtur kontakte me Mick.
Shefi i F1 tha se dashuria e tij për shtatë herë kampionin e botës “ende vazhdon dhe do ta ndihmoj gjithmonë ndërkohë që unë tani jam në gjendje të marr frymë më lirshëm” në një intervostë për OLBG.
Dhe vitin e kaluar, ai zbuloi se djali i tij Mick kishte kontaktuar me të.
“Për sa më përket mua, unë u preka nga kjo, sepse nuk mund të jetë e lehtë të dish që babai yt nuk është në gjendje të jetë pjesë e familjes, ai është aty fikizisht, por jo me vetëdije”, deklaroi Jordan.
“Më preku sepse ndjejë shumë për Michael, bëra të pamundurën për ta gjetur, për t’i dhënë shansin e tij të parë, por dashuria për të vazhdon ende dhe do ta bëjë gjithmonë derisa unë jam në gjendje të marr frymë”, shtoi Eddie.
Vitin e kaluar, Jordan zbuloi se gruaja e Michael i kishte ndaluar një vizitë për të parë legjendën e Formula 1 pas aksidentit të tij të tmerrshëm në ski. /Telegrafi/