Vitor Roque do të largohet nga Barcelona dhe kjo është e konfirmuar tanimë pasi lojtari nuk bënë pjesë në planet e klubit katalunas.
Shumë skuadra janë vënë pas brazilianit, por problemi qëndron te kërkesat e Barcelonës.
Së fundmi gjiganti portugez Sporting CP ka telefonuar Barcelonën për mundësinë e nënshkrimit të Vitor Roque këtë verë, raporton Fabrizio Romano.
Roque tani po mendon në mënyrë aktive të largohet nga Barcelona pasi ndodhetaktualisht sulmuesi i katërt në skuadër pas Robert Lewandowskit, Ferran Torres dhe Pau Victor.
Ndërkohë, edhe Everton dhe Bournemouth në Ligën Premier kanë shfaqur interes për nënshkrimin e Roque.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, tani është në një garë me kohën për të gjetur një klub të ri për investimin e tyre brazilian, me dy javë deri në fund të afatit kalimtar veror.
Barca nënshkroi Roque nga Athletico Paranaense për 40 milionë euro në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/