Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ngriti çështjen e një mandati tjetër për kancelaren. Por sa realiste është kjo? Dhe çfarë thonë anëtarët e grupit parlamentar unionist?
Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë interpelancës me deputetët në Bundestag, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble, e regjistroi.
“Kancelares i dhamë tani pak më shumë kohë, sepse asaj iu desh të përgjigjet edhe për grupin parlamentar të CDU/CSU,” tha ai. Dhe Merkeli u përgjigj: “Anëtare e të cilit është kancelarja”.
Në procesverbalin e Bundestagut lexon “hare dhe duartrokitje nga CDU/CSU”.
Ishte një duartrokitje krenare.
Merkel e ktheu kohën e pyetjes gati 70-minutëshe në shfaqje të një personi. Ajo dukej e qetë dhe mendjemprehtë, si gjithmonë shumë e përgatitur për lëndën, dhe me siguri jo e lodhur nga posti.
Lidership në krizën e coronavirusit
Merkel ndodhet ndoshta në krizën më të madhe gjatë mandatit të saj, kriza mbase më e madhe që nga themelimi i Republikës Federale.
Dhe qoftë brenda apo jashtë vendit: deri tani ajo është lëvduar për kursin e saj në krizën e coronavirusit, është brohoritur si përfaqësuese e multilateralizmit e cila lufton tani për Evropën e tronditur dhe kërkon për të mbështetje në grupin parlamentar unionist.
Ishte Horst Seehoferi, ministri i saj Federal i Brendshëm dhe nga 2015 deri në 2018, kritiku më i betuar i saj, i cili e ngriti fare zyrtarisht çështjen e mandatit të pestë të Merkelit si kancelare.
Ai “nuk mund ta mohojë, që këtë ide e ka dëgjuar më shpesh kohët e fundit”, tha njeriu i CSU-së në fillim të majit të “Bild am Sonntag”.
Spekulimet janë kaq të mrekullueshme.
Dhe ajo që më parë diskutohej nga gazetarët dhe prapaskenat e spektakleve mediatike tani vjen nga ministri, i cili nuk përmbahet dot pa lëvduar “punën e shkëlqyer në ekip” dhe “udhëheqjen strategjike” të Merkelit.
Pension në moshën 67 vjeçare?
Vetëm se: Merkeli ka thënë prej kohësh se së shpejti do t’i japë fund.
Pas zgjedhjeve paraprirëse zhgënjyese për partitë unioniste në Bavari dhe në Hessen, për të cilat shumë fajësuan kancelaren, 65-vjeçarja tërhoqi rripin e hapjes së parashutës dhe në tetor 2018 njoftoi dorëheqjen e saj nga kryesia e partisë.
Sidoqoftë, ajo dëshironte të mbetej kancelare deri në fund të periudhës legjislative dhe të përfundonte veprimtarinë e saj politike me zgjedhjet federale në vjeshtë 2021. Pra pension në moshën 67 vjeçare.
Shumë lëvdata nga grupi parlamentar
Sidoqoftë, kur flet me shumë anëtare të grupit unionist parlamentar, të gjithë janë plot lëvdata dhe respekt për Merkelin në epokën e re të COVID-19.
Por askush nuk të thotë gjë që – përtej pyetjes se si do të përfundojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare – do të të bënte të spekuloje për një mandat tjetër legjislativ për kancelaren Merkel.
“Kancelarja ka një pozicion të jashtëzakonshëm si ndërkombëtar, ashtu edhe kombëtar. Midis politikanëve, vendimmarrësve, njerëzve”, thotë Marco Wanderwitz, deputet i Bundestagut në Saksoni, për Deutsche Welle-n.
Deputeti i CDU-së, Marco Wanderwitz, komisioneri për Lindjen në qeverinë federale që nga shkurti thotë se këto ditë ai është “shumë i lumtur që e kemi”.
Një kolege theksoi se ajo e kishte udhëhequr vendin përmes krizës “në mënyrë të shkëlqyeshme dhe me kompetencë të madhe dhe duke marrë parasysh interesat konfliktuale”.
Të gjithë në grup ndjenin nivelin e përkushtimit të saj për të zgjidhur problemin aktual evropian, thotë një tjetër.
Disa i argëton, të tjerë i irriton debati i ri.
Shumë vetëve u kujtohen ditët e fillimit të shkurtit, kur kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi tërheqjen nga udhëheqja e partisë.
Në qarqet gazetareske në Berlin ato ditë dëgjoje vetëm Merz-Laschet-Röttgen ose Laschet-Röttgen-Merz. Një fiksim që nuk e përjetonin kurrë të tillë në bazën e partisë.
Deri sa erdhi coronavirusi dhe solli pyetje shumë serioze faktike. Deri sa erdhi virusi dhe shkaktoi spekulime të reja në qarqet mediatike “Ajo dëshiron të qëndrojë, ajo do të largohet” ose “Ajo do të largohet, ajo dëshiron të qëndrojë”.
Jo, thotë një anëtar i grupit parlamentar, “pas një mandati të përmbushur dhe të menaxhuar mirë” ajo “do të largohet nga skena politike” me kokën lart. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kandidati i Trump për kreun e diplomacisë thotë se Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë koncesione për t’i dhënë fund luftës
Ministria e Mbrojtjes Civile në Gaza, pretendon se 73 palestinezë janë vrarë që nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit
Biden kërkon amendament kushtetues për t’i dhënë fund imunitetit presidencial
Po raportonte për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit, gazetari i Al Jazeera heq jelekun antiplumb dhe helmetën
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Rojat kufitare ukrainase godasin varkën me ushtarë rusë – pamje nga aksioni
Reklamë apo kërcënim? Pakistan Airlines në qendër të kritikave për postimin e ngjashëm me sulmet e 11 shtatorit
Lansohet me sukses raketa New Glenn e Jeff Bezos, miliarderi publikon pamjet e nisjes
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime