Arbnor Morina na ka nderuar edhe njëherë me prezencën e tij në podcastin tonë, “Arena e Yjeve” – që është prodhim i Telegrafit.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-18 ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, po ashtu edhe për tema aktuale.
Morina fillimisht ka rrëfyer për familjen e tij që e ka trashëguar futbollin brez pas brezi.
“Po kthehemi në shekullin e kaluar. Baba ka qenë ish-futbollist dhe trajner”, tha Arbnori në “Arena e Yjeve”.
“Babai ka luajtur në Pejë edhe në Podujevë, në Llap. Ishte trajneri i parë që e inkuadroi Llapin në Ligën e Kosovës, më duket viti 1952-53”.
“Mandej vëllai ka luajtur në Prishtinë, në Flamuratar, në Budocnostin e Pejës..”, ka rrëfyer më tej Morina.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/