Site icon Telegrafi

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother – Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Jozefin Marku u përjashtua ditën e djeshme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 4.

Kjo pas një ofendimi të rëndë që i bëri Gjestit duke e quajtur ‘kop** shkine” pas spektaklit të së martës, derisa po darkonin në një pjesë të oborrit.

Ai në ‘Big Love’ i ka dërguar në mesazh Valbonës e Loredanës, me të cilat ka raporte të ngushta.

Foto: Screenshot/Instagram

“Lori dhe Valbona mos u dorëzoni. Lori të dua”, iu drejtua këngëtari.

Lexo po ashtu Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Ato u ngritën në këmbë po brohorisnin derisa ia kthyen: “Të duam, o shpirt. O dritë”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Lorin e ke në duar të sigurta”, i tha më tej Valbona.

Të njëjtat në momentin kur doli u panë shumë të prekura e duke qarë për të. /Telegrafi/

Exit mobile version