Një burrë në Serbi dyshohet se vrau prindërit duke u prerë fytin dhe më pas kreu vetëvrasje

Një krim i rëndë familjar ka ndodhur në Serbi, ku një burrë dyshohet se i ka vrarë prindërit dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur sot herët në mëngjes në qytetin e Çaçakut. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vrasje të trefishtë, por më vonë u konfirmua se djali kishte vrarë prindërit e tij dhe më pas kishte marrë jetën e vet, raporton nova.rs.
Sipas mediave serbe, në shtëpinë familjare janë gjetur tre trupa - i një burri dhe i prindërve të tij.
Detajet më të reja thonë se babai dhe nëna janë gjetur me prerje në fyt, ndërsa i biri me plagë thike në zonën e gjoksit dhe me vena të prera.
Një numër i madh policësh nxorën tre trupat – një gruaje 71-vjeçare dhe dy burrave, nga të cilët njëri ishte 64-vjeçar dhe tjetri 47-vjeçar.
Verifikimet kanë treguar se nuk kishte pasur asnjëherë raportime për dhunë në familje.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie të rëndë. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë ende në terren. /Telegrafi/


















































