LAJMI I FUNDIT:

Nis fushata për zgjedhjet lokale, të certifikuara 91 subjekte politike

Nis fushata për zgjedhjet lokale, të certifikuara 91 subjekte politike

Sot zyrtarisht nis fushata një mujore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

E derisa KZQ po vazhdon me përgatitjet, vëzhgimin e zgjedhjeve do ta bëjnë edhe misioni i BE-së, dhe organizatat joqeveritare të Kosovës.


Foto: Arkiv