Rusia filloi agresionin në Ukrainë në fund të shkurtit dhe ndërsa lufta shpërtheu, muajt më pas gjithashtu u karakterizuan me disa nga fatkeqësitë natyrore më të këqija të regjistruara, duke përfshirë zjarret në Evropën Jugore dhe përmbytjet që “zhytën” një të tretën e Pakistanit.
Vdekja e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II shënoi fundin e një epoke dhe një lëvizje e re e guximshme proteste u shfaq në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini.
Në këtë drejtim ua sjellim një vështrim me lajmet kryesore të vitit 2022.
Rusia fillon agresionin në Ukrainë
Herët në mëngjes më 24 shkurt, trupat ruse më në fund marrin dritën e gjelbër për të kaluar kufirin me Ukrainën dhe për të organizuar një pushtim në shkallë të plotë.
Por Rusia filloi të përballet me një rezistencë më të ashpër se sa pritej.
Dhe pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë kryeqytetin Kiev, forcat ruse janë të detyruara të tërhiqen në jug dhe në lindje për t’u përqendruar dhe “çliruar” rajonet ku kanë bërë disa përparime, të cilat përfshijnë republikat e vetëshpallura pro-ruse të Donetsk dhe Luhansk, përcjell Telegrafi.
Në shtator Moska aneksoi ilegalisht të dy rajonet, së bashku me Kherson dhe Zaporizhzhia, pavarësisht se nuk i kishte nën kontroll të plotë.
Frika se Vladimir Putin në fakt po planifikonte një pushtim më të gjerë evropian e shtynë Perëndimin të furnizojë Ukrainën me pajisje dhe armë, dhe aleancën ushtarake transatlantike NATO-n të forcojë masivisht praninë e saj evropiane.
Makineria ruse e luftës u tregua brutale, duke synuar qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile, duke lënë pas saj një gjurmë të gjatë akuzash për krime lufte.
Ndërsa viti po mbyllet, lufta ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur rreth 14 milionë ukrainas, nga të cilët 7 milionë janë strehuar në vende të tjera.
Evropa është goditur nga valë të nxehta rekord dhe zjarre
Nga qershori deri në gusht, Evropa është goditur nga një seri valësh rekord të të nxehtit, me merkurin që shpesh arrinte në 40 gradë Celsius ose më shumë.
Temperatura më e lartë është regjistruar në Pinhao të Portugalisë më 14 korrik, 47 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.
Sipas ekspertëve, valët e të nxehtit janë të lidhura me ndryshimet klimatike në Evropë.
Mungesa e shiut në mes të valëve të të nxehtit çon në thatësira të përhapura, të cilat nga ana tjetër rezultojnë në disa nga zjarret më të këqija në histori.
Vetëm në Francë, 62,000 hektarë u dogjën nga flakët – shtatë herë më shumë se një verë mesatare – dhe mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Inflacioni global
Në fillim të vitit, bota filloi të ndjejë inflacionin më të lartë si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Bllokimet kanë çuar në një mungesë të furnizimit global të materialeve të ndërtimit, çipave dhe energjisë, duke bërë që çmimet e përgjithshme të rriten.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe sanksionet perëndimore ndaj Moskës, më pas “shtuan dhimbjen”, duke ndikuar gjithashtu në çmimet globale të naftës, gazit natyror, plehrave dhe ushqimit.
Kjo e fundit u ndikua shumë nga bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia dhe si rrjedhim nga eksportet e grurit të vendit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, norma globale e inflacionit u rrit në 8 për qind në vitin 2022, krahasuar me 3,4 për qind në vitin 2021. Në Evropë, ajo u rrit në 9,1 për qind nga 3,1 për qind dhe në Shtetet e Bashkuara në 8,2 për qind nga 4,7 për qind.
Boris Johnson jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe
Më 7 korrik, kryeministri i atëhershëm i Britanisë, Boris Johnson, më në fund dorëzohet para presionit dhe njofton se do të largohet si lider i vendit sapo të gjendet një zëvendësues.
Johnson zëvendësohet nga Liz Truss më 5 shtator, por mandati i saj ishte jetëshkurtër: pas paraqitjes së një pakete të madhe ekonomike që përbëhet kryesisht nga shkurtime taksash të pafinancuara, funti britanik bie dhe ekonomia merr një goditje të madhe. Pas vetëm gjashtë javësh në detyrë, Truss njofton se do ta lërë atë pozitë.
Më 25 tetor, Rishi Sunak, i dyti në garën e lidershipit për të zëvendësuar Johnson, merr detyrën si kryeministri i parë me ngjyrë i vendit dhe kryeministri i tretë i vitit 2022.
Përmbytjet shkatërruese në Pakistan
Nga mesi i qershorit dhe deri në tetor, Pakistani goditet nga përmbytjet më të këqija në histori.
Përmbytjet, të cilat në një moment thuhet se “zhytën” nën ujë një hapësirë sa një e treta e vendit, lanë më shumë se 1700 njerëz të vdekur dhe të paktën 2 milionë të pastrehë.
Përmbytjet vijnë pas një valë të nxehtë që shkencëtarët thonë se mund të lidhet me ndryshimin global të klimës.
Shpyllëzimi lokal kontribuon gjithashtu në shkatërrimin e madh të përmbytjeve, të cilat prekin 33 milionë njerëz në total, dhe lë të shkatërruara fushat e fermave dhe qindra mijëra bagëti të ngordhura.
FBI kontrollon shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago
Më 8 gusht, një ekip agjentësh të FBI-së kontrollojnë shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida, si pjesë e një hetimi nëse ish-presidenti amerikan keqpërdori dokumentet e qeverisë, përcjell Telegrafi.
Kërkimi shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në një nga hetimet e shumta federale dhe shtetërore me të cilat përballet tashmë Trump.
Por me gjithë problemet ligjore në rritje që bien mbi të, Trump në nëntor shpall synimin e tij për të kandiduar për president në vitin 2024.
Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II
Më 8 shtator, Mbretëresha Elizabeth ndërron jetë në Kështjellën Balmoral në Skoci.
Në moshën 96-vjeçare dhe pas 70 vjetësh në fron, ajo është monarkja mbretërore me periudhë më të gjatë në Britani dhe vdekja e saj shkaktoi fillimin e një periudhe zie kombëtare 10-ditore.
Charles III, djali i madh i Elizabeth, ngjitet në fron pas vdekjes së saj, në moshën 73 vjeç.
Protestat në Iran
Më 16 shtator, 22-vjeçarja iraniane Mahsa Amini vdes në një spital të Teheranit në rrethana të dyshimta pasi u arrestua nga policia e moralit pasi nuk mbante hixhabin ose shaminë e saj siç duhet.
Ndërsa autoritetet pretendojnë se ajo vdiq pasi pësoi një atak në zemër dhe ra në koma, disa dëshmitarë thonë se Amini u rrah rëndë nga oficerët në komisariat.
Vdekja e Amini shkaktoi protesta mbarëkombëtare, duke kërkuar rritjen e të drejtave për gratë dhe përmbysjen e Republikës Islamike.
Gratë, madje edhe nxënësit e shkollave, luajtën një rol kyç në protesta, gjatë të cilave shumë mund të shiheshin duke djegur hixhabet e tyre ose duke prerë flokët.
Qeveria u përgjigj duke shtypur brutalisht protestat, duke i quajtur ato “luftë hibride” të kryer nga disidentët dhe vendet e huaja.
Sipas grupeve iraniane të aktivistëve për të drejtat e njeriut, më shumë se 450 protestues janë vrarë, duke përfshirë dhjetëra të mitur, dhe rreth 18,500 njerëz janë arrestuar ndërsa viti po i afrohet fundit.
Elon Musk bëhet ‘shef’ i Twitter
Pas disa kthesave të “do ai apo nuk do”, miliarderi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk më në fund shkon përpara dhe blen platformën Twitter për 44 miliardë dollarë më 27 tetor, pasi u kërcënua me një padi nëse ai tërhiqej nga marrëveshja.
Sipërmarrësi merr frenat në një mënyrë të fuqishme, duke nisur nga shkarkimi i CEO-së dhe drejtuesve të tjerë të lartë dhe duke e bërë veten “Chief Twit”.
Më pas ai pushon nga puna pothuajse gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter-it.
Musk gjithashtu njofton se përdoruesit do të duhet të fillojnë të paguajnë për “verifikim” nëpërmjet një abonimi të veçantë dhe se llogaritë e pezulluara, përfshirë atë të Kanye “Ye” West dhe ish-presidentit Donald Trump, do të rikthehen si pjesë e “lirisë” së tij të re të shprehjes.
Kina heq kufizimet kryesore të vendosura për shkak të COVID-19
Më 7 dhjetor, Kina njofton se do të “relaksojë” pjesët më të rrepta të politikës së saj drakoniane “zero Covid”.
Lëvizja vjen pak kohë pasi Kina bëhet skena e demonstratave më të mëdha që ka parë në dekada, me njerëz në rrugë në mbarë vendin për të protestuar ndaj masave kontrolluese dhe shtypëse të bllokimit që kanë ndarë familjet dhe madje kanë lënë disa njerëz të vdekur.
Përparimi i “shkrirjes bërthamore” në SHBA
Më 13 dhjetor, Departamenti Amerikan i Energjisë shpall një “përparim të madh shkencor”: studiuesit amerikanë kanë arritur me sukses të prodhojnë më shumë energji nga “fuzioni bërthamor”.
Lajmi bëhet tituj në mbarë botën pasi zbulimi mund t’i përgjigjet nevojës së dëshpëruar të botës për një burim energjie të pakufizuar dhe të pastër për t’i dhënë fund varësisë së saj në lëndët djegëse fosile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania