LAJMI I FUNDIT:

Neymar reflekton në tri vitet e kaluara te PSG: Jam në formën më të lartë që kur u transferova këtu

Neymar reflekton në tri vitet e kaluara te PSG: Jam në formën më të lartë që kur u transferova këtu

Të hënën e 3 gushtit, Neymar i kompletoi tri vite që kur kaloi nga Barcelona te Paris Saint-Germain për shumën që ende vazhdon të jetë rekord, 222 milionë euro.

Pas këtyre tri viteve, sulmuesi brazilian ka vendosur që t’i zbulojë gjërat nëpër të cilat ka kaluar, duke thënë se është në formë më të mirë që kur iu bashkua kampionit të Ligue 1.


“Këto tri vite kanë qenë mjaftë me eksperiencë. Kam pasur momente të mira dhe të vështira, veçanërisht kur nuk mund të luaja nga lëndimet”, ka thënë Neymar.

“Me ndihmën e bashkëlojtarëve, arrita të rikthehem fuqishëm çdo herë dhe të ndihmojë skuadrën të fitojë tituj”.

“Tifozët dhe klubi mund të shoh se sa jam i përkushtuar në çdo ndeshje që të fitojmë dhe të sjellim tituj më të mëdhenj”.

Tre vite më parë ndodhi transferimi rekord i Neymarit – skuadra fantastike që mund të blihet sot me 222 milionë euro
Lexo po ashtu Tre vite më parë ndodhi transferimi rekord i Neymarit – skuadra fantastike që mund të blihet sot me 222 milionë euro

“Mendoj se jam në formën më të mirë që kur erdha në Paris. Jemi një familje që kemi një ëndërr: Të fitojmë Ligën e Kampionëve në këtë edicion”, ka shtuar më tej ai.

Neymari po kërkohet me ngulm nga Barcelona, mirëpo PSG nuk po e lejon aq lehtë lojtarin që të rikthehet në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori