Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmbyllur sot fushatën e tij.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje do të votojnë nesër sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë.
Në një njoftim të VV-së thuhet se fushata e zgjedhjeve të brendshme, ku është shpalosur platforma për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga kandidati Albin Kurti, është përmbyllur në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme.
“Ditën e diel, data 21 janar 2018, anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të votojnë sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë.
Vendvotimet brenda Kosovës do të hapen të dielën nisur nga ora 10:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të gjitha adresat e këtyre vendvotimeve janë bërë tashmë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të Qendrave të Lëvizjes në Kosovë. Ndërsa orari i vendvotimeve që do të hapen të dielën në Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë ndryshon sipas shtetit ku veprojnë Qendrat tona dhe hapësirave të vëna në dispozicion për procesin e votimit. Të gjitha oraret dhe adresat e vendvotimeve të Qendrave tona në mërgatë gjithashtu janë bërë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të këtyre Qendrave.
Pas mbylljes së procesit të votimit ditën e diel, do të fillojë procesi i numërimit të votave. Me përfundimin e numërimit të votave, KZP-ja do të bëjë shpalljen e rezultateve paraprake për votat “për”, “kundër” dhe “abstenim” në lidhje me kandidaturën për kryetar të deputetit Albin Kurti.
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të shprehin këtë të diel vullnetin e tyre të lirë demokratik duke votuar anekënd Kosovës dhe në mërgatë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë