LAJMI I FUNDIT:

Nëse vizitoni Gjermaninë, këto rregulla strikte duhet t’i keni parasysh

Nëse vizitoni Gjermaninë, këto rregulla strikte duhet t’i keni parasysh

Në rast se vizitoni Gjermaninë duhet të keni parasysh të jetoni sipas rregullave atje, ndryshe si mund të jeni mësuar.

Ligjet dhe rregullat atje sigurojnë që jeta e gjermanëve të ecë në rregull dhe me efikasitet, transmeton Telegrafi.

Për të evituar gjobat ose dënimet, duhet me patjetër t’i zbatoni këto rregulla.


Në listën e mëposhtme janë disa prej gjërave që nuk duhet të bëni kurrë nëse vizitoni Gjermaninë.

Të kaloni në semafor të kuq

Nëse ecni nëpër qytetet në Gjermani, do të vini re shpejt se shumica e këmbësorëve presin me durim që semafori të kthehet në ngjyrë jeshile edhe nëse nuk shihni ndonjë veturë aty pari.

Kalimi i rrugës në semafor të kuq mund të rezultojë në një gjobë prej 5 eurosh dhe këmbësorët e tjerë nuk do të hezitojnë t’ju edukojnë për këtë para të gjithëve.

Të ricikloni mbeturinat gabimisht

Gjermania e merr shumë seriozisht riciklimin dhe kjo shpesh u shkakton konfuzion turistëve dhe njerëzve që janë banorë të rinj në Gjermani.

Shumica e familjeve posedojnë kosha me ngjyra të ndryshme për mbeturinat e përgjithshme sikurse për plastikë, letër, karton dhe mbetje organike.

Shishet e zbrazëta të qelqit dërgohen në kontejnerë më të mëdhenj të vendosur në çdo lagje të renditura sipas ngjyrave të xhamit. Llambat, bateritë, pajisjet elektronike dhe mobiljet e vjetra gjithashtu riciklohen veçmas.

Nuk duhet bërë përshendetja naziste

Përshëndetja naziste, po ashtu edhe çdo simbol, flamur ose slogan tjetër nazist janë të ndaluara. Jo vetëm që janë plotësisht të paligjshme, por konsiderohen fyese.

Çdo shkelje mund të rezultojë në gjoba të larta dhe deri në pesë vjet burg nëse kapeni me këto veprime.

Hedhja e shisheve

Nëse bleni pije në shishe qelqi ose plastike, siguroheni që t’i ktheni shishet e zbrazëta në dyqanin tuaj më të afërt, në vend që t’i hidhni në kosh.

Dyqanet që shesin pije janë të detyruara të pranojnë shishe bosh, pavarësisht nëse ato janë blerë fillimisht në të njëjtin dyqan apo jo, gjë që e bën sistemin shumë efikas.

Nuk duhet të jeni vonë

Gjermanët janë të përpikët dhe në të njëjtën kohë presin që edhe të tjerët të jenë të përpiktë.

Humbja e kohës së njerëzve në përgjithësi konsiderohet sjellje e papranueshme.

Nëse keni një takim, sigurohuni që të mbërrini disa minuta më herët.

Nuk duhet të hyni në shtëpinë e dikujt me këpucë

Kur ftoheni në shtëpinë e dikujt, siguroheni nëse nikoqirët ju lejojnë të hyni me këpucë brenda.

Shumica e njerëzve në Gjermani nuk veshin këpucë në shtëpitë e tyre dhe i heqin vullnetarisht kur vizitojnë miqtë dhe familjen.

Nuk duhet të ecni në korsinë e biçikletave

Mos ecni në korsinë e biçikletave. Nuk është vetëm një shkelje e trafikut, por edhe potencialisht e rrezikshme për ju nëse ecni në këto korsi.

Mos u habisni nga çiklistë të zemëruar që u bien këmbanave dhe ju qortojnë nëse i shpërfillni rregullat.

Nuk duhet të hipni në transport publik pa biletë

Gjermania ka një sistem të shkëlqyer transporti publik. Rrjeti i trenave, tramvajeve, metrove dhe autobusëve ju çon kudo.

Kini parasysh të jeni i pajisur me biletë.

Biletat shpesh kontrollohen nga stafi në tren, i cili nuk do të hezitojë t’ju paraqesë një gjobë deri në 60 euro nëse keni hipur në tren pa një biletë të vlefshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori