LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se një sondazh do ta ndihmonte arritjen e koalicionit LDK-VV

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se një sondazh do ta ndihmonte arritjen e koalicionit LDK-VV

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka folur sërish rreth arritjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një shkrim të bërë në Facebook, Bislimi ka thënë se një sondazh i cili do të fliste për rezultatet e VV-së dhe LDK-së, do ta lehtësonte arritjen e marrëveshjes ndërmjet këtyre dy partive, transmeton Telegrafi.

“Në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe mega manipulimit të qytetarëve dhe akterëve politik do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë. Do të ndihmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh i vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje, fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrëveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudo argument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediat që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim”, ka shkruar ai në Facebook.


Po ashtu, Bisilmi ka thënë se do të ishte mirë të ketë edhe një sondazh serioz i cili do të fliste për PDK-në dhe koalicioni AAK-PSD.

“Do të ndihmonte shumë edhe nëse na tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë”, vijon shkrimi i Bislimit.

Ndryshe, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë zhvilluar disa takime deri tani rreth mundësisë së arritjes së një koalicioni parazgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori