Strukturat e udhëhequra nga Beogradi, që veprojnë në veri të Kosovës, ua kanë ndaluar pushimet vjetore punëtorëve serbë nëpër institucione në këtë pjesë të vendit tonë. Si arsye për një gjë të tillë është theksuar “situata politike“.
Kjo po ndodh pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor i vendosi Serbisë reciprocitet për letërnjoftimet dhe vendimin për targat e automjeteve që lëshohen në Serbi me akronimet e qyteteve në Kosovë, të cilat duhet të rirgjistrohen me RKS deri më 30 shtator.
Këtë situatë e kanë komentuar njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë, të cilët vlerësojnë se në veri të vendit shtatori i vitit 2022 mund të paraqitet i njëjtë me atë të 2021-tës, kur serbët patën bllokuar rrugët në shenjë proteste kundër vendimit të ekzekutivit për reciprocitetin e targave.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin thotë se vendimi i fundit i autoriteteve serbe për punëtorët në veri duhet të trajtohet në dy drejtime.
Së pari, thekson ai, institucionet e Kosovës nuk po arrijnë të shtrijnë autoritetin në atë pjesë. Dhe e dyta, Beogradi zyrtar para vetes mund të këtë skenarë të ndryshëm për ta paraqitur situatën në komunat serbe si të brishtë dhe komplekse si dhe për të rritur tensionet brenda komunitetit serb për shkak të vendimeve të fundit të ekzekutivit.
“Pra, shtatori i 2022 mund të na paraqitet si ai i 2021-tës, ku serbët mund t’i bllokojnë rrugët kryesore përmes rojeve të urave, strukturave kriminale si dhe zyrtarë nga shërbimet e sigurisë së Serbisë. Apo ka mundësi që përmes sulmeve të orkestruara në veri kundër lëvizjes së lirë të na paraqitet nevoja e dërgimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe atëherë situata mund të jetë tejet e tensionuar”, deklaron Shala.
Tutje, ai shton se tensionimi i situatës mund të prodhojë dy situata; bllokimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe ndryshimin e vendimit për targat.

Ndërsa, njohësi tjetër i sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se incidentet në veri janë bërë të zakonshme. Por, sipas tij, e rëndësishme është që institucionet e vendit të krijojnë stabilitet politik brenda Kosovës, qetësi sociale dhe mos të lejojnë destabilizim, në të cilën Serbia investon.
“Çdo qytetar i Kosovës, si dhe pushteti në veçanti, duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet për ta pushtuar sërish ushtarakisht Kosovën si dhe nga ideologjia e gjenocidit”, pohon Kajtazi.
“Fatkeqësisht për ta dhe fatmirësisht për ne, për shkak të konstalacionit gjeopolitik ndërkombëtar, kjo do të mbetet një ëndërr, e cila për një kohë të gjatë do të rëndojë mbi kokat serbe”.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pati shkuar aq larg me deklarata, duke “zbuluar” se Prishtina po planifikon një “sulm në veri të Kosovës deri më 1 tetor”.
E deklarime të tilla sipas Kajtazit janë qesharake. Ai thotë se ideologjia e gjenocidit që përfaqëson Vuçiq, brenda ka gënjeshtrën si element strategjik.
“Deklarimi i Vuçiqit se shqiptarët po dëshirojnë luftë është qesharak për ata që njohin rrethanat, sidomos për shërbimet e specializuara ndërkombëtare që përcjellin situatën në Kosovë dhe Serbi”, pohon ai.
“Natyrisht se këtë Vuçiq e bën për konsum të brendshëm. Ose thirrja e tij e para tre ditëve ‘mos t’i vrasin serbet në Kosovë siç i kanë vrarë’, s’ka se si të shpjegohet përpos një gënjeshtër e tij pasi të gjithë bota janë dëshmitarë se kush kë e ka vrarë, pasi dëshmitarë janë edhe varrezat masive të tanishme të shqiptarëve që vazhdojnë të gjinden në Serbi”, shton tutje Kajtazi.

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën vendimin për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – në RKS (Republika e Kosovës).
Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), KM (Mitrovicë e Kosovës) e kështu me radhë.
Targat e tilla janë hequr në zonat e populluara me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në vitin 2011, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, u miratua edhe udhëzimi për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.
Sipas tij, të gjithë ata persona që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet serbe, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.
Përndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.
Ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke thënë se “Albin Kurti po i kërcënon me luftë serbët në Kosovë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk