LAJMI I FUNDIT:

Në Shën Premten e Prizrenit lidhet martesa e parë serbe pas luftës në Kosovë

Në Shën Premten e Prizrenit lidhet martesa e parë serbe pas luftës në Kosovë

Në kishën Shën Premtja në Prizren fundjavën që e lamë është lidhur martesa e parë serbe pas luftës në Kosovë, më 1999.

Siç raportojnë mediet serbe, çifti i kurorëzuar janë Neda Goluboviq nga Kotorri dhe Ivan Zeçeviq nga Bijella te Hercegnovi (Mali i Zi) , transmeton Koha.net. Ata lidhën martesë para rreth dhjetë serbëve prizrenas, ndërsa i kurorëzoi kleriku Gjorgje Stefanoviq.

“E ndiej dhe e di se ky është një tempull i i madhi shenjtë dhe se të gjithë ne i përkasim këtij qyteti”, u shpreh Ivani i sapomartuar para kishës, që sipas medieve serbe ishte dëmtuar rëndë gjatë trazirave të 17 marsit më 2004.


“Ne këtu jemi njohur mes vete, ishim nisur në udhëtime dhe këtu u takuam, dhe është normale që këtu të lidhim kurorë”, citohet të ketë thënë Neda.

Kisha e Shën Premtes është në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO që nga viti 2006.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori