Është ashpërsuar gjuha e komunikimit mes zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së, të cilët po i vazhdojnë debatet dhe përplasjet në rrjetet sociale, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës mes liderëve të këtyre dy partive politike në takimin maratonik të së shtunës.
Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy subjektet politike duhet të arrijnë marrëveshje deri më 26 dhjetor, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka thënë Nagavci, shkruan Telegrafi.
Ndaj deklarimeve të Nagavcit ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.
“Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka shkruar Bajrami.
Menjëherrë pas reagimit të Hykmete Bajramit është kundërpërgjigjur deputetja Nagavci, e cila ka thënë se “ Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK”.
“Presidenti nuk është çështje urgjente. Qeveria është çështje urgjente. Pse ky gabim në hapa?”, ka pyetur Nagavci.
Këtij debati i është bashkangjitur edhe deputeti tjetër i LVV-së, Haki Abazi, duke thënë se “LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës”.
“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, ka thënë Abazi.
Ndryshe, liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, Albin Kurti e Isa Mustafa, po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por edhe pas disa takimeve të liderëve të dy subjekteve politike nuk është arritur marrëveshja, shkruan Telegrafi.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, pritjet që në takimin maratonik të së shtunës mes Kurtit e Mustafës rezutuan të jenë të kota. Marrëveshja e shumëpritur për koalicion qeverisës mes dy subjekteve nuk u arrit.
Doli se këto dy subjekte politike nuk po mund të pajtohen rreth ndarjes së kulaçit të pushtetit. E, çështja për të cilën duket se assesi s’po gjejnë kompromis është posti i Presidentit të vendit.
Pas takimit të së shtunës, përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike, Glauk Konjufca (LVV) dhe Avdullah Hoti (LDK) dolën para gazetarëve dhe konfirmuan se nuk është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, por thanë se do të vazhdojnë takimet e liderëve të dy subjekteve deri në arritjen e një marrëveshjeje.
Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.
Gjatë javës së ardhshme priten takime të reja mes këtyre dy subjekteve, por nga deklarimet në rrjete sociale, po del se dallimet mes dy subjekteve politike vazhdojnë të jenë të thella.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur për datën 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa