LAJMI I FUNDIT:

Në PDK mendime të ndryshme nëse duhet të bëhen pjesë e Qeverisë Hoti, ose jo

Në PDK mendime të ndryshme nëse duhet të bëhen pjesë e Qeverisë Hoti, ose jo

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, Bedri Hamza dhe Sami Lushtaku kanë krijuar konfuzitet nëse PDK është e gatshme të futet në Qeverinë Hoti, apo jo.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka vendim të Kryesisë për t’u bërë pjesë e qeverisë aktuale.

“Kemi mendime të ndryshme në Kryesi të partisë për këtë çështje por nuk ka pasur ndonjë vendim. Askush nuk është duke na pritur te dera për t’u futur në qeveri”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ndërsa anëtari tjetër i Kryesisë, Sami Lushtaku në një lidhje telefonike në “Debat Plus” kishte deklaruar ndryshe.

I pyetur nëse është qëndrim i tij personal apo i partisë ajo që ka deklaruar më parë se “PDK futet në qeveri nëse merr postin e kryeministrit ose presidentit”, Lushtaku është përgjigjur shkurt: “Jo unë nuk kam dhënë qëndrim timin personal por të partisë”.

Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb
Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

Hamza thotë se qëndrimi i PDK-së në opozitë ka ndihmuar atë të rimerr vetën dhe të bëj rifreskime me kuadro të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori