Në Maqedoninë e Veriut mungojnë 340 zjarrfikës, ndërsa automjete zjarrfikëse që përdorin janë mesatarisht 27 vjeçare. E njëjta gjë është edhe me autoambulancat, të cilat i kemi 263, mesatarisht 12 vjeç, ndërsa vetëm 30 nga automjetet e tilla të sapomarra janë të reja, ndërsa të tjerat janë blerë “të përdorura”.
Këto janë rezultatet e hulumtimeve më të fundit dhe bazave të të dhënave të të gjitha autoambulancave dhe automjeteve zjarrfikëse, si dhe numri i zjarrfikësve në të 34 njësitë në vend, të publikuara nga Qendra për Komunikim Qytetar (QKQ), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet e hulumtimit treguan se në 16 nga 34 njësitë zjarrfikëse në vend ka më pak se numri minimal i parashikuar ligjor i zjarrfikësve.
Shkupit i mungojnë më së shumti zjarrfikës, më shumë se 200. Njësia e Shkupit ka 190, ndërsa duhet të ketë 405 zjarrfikës. Më pas janë Kumanova ku ka 33 zjarrfikës më pak se sa parashikon ligji, Manastiri me 21 zjarrfikës më pak dhe Tetova ku mungojnë 17 zjarrfikës.
Përkundrazi, Resnja qëndron më së miri me gjashtë zjarrfikës mbi numrin e përcaktuar ligjor, ndërsa disa komuna që secila kanë nga 4 zjarrfikës më shumë se minimumi: Gostivari, Struga, Kërçova dhe Dellçeva.
Ndryshe, 34 njësitë zjarrfikëse kanë gjithsej 284 vetura, nga ato që shuajnë zjarre deri tek cisternat e ujit dhe automjetet për transportin e zjarrfikësve dhe pajisjeve.
Gjysma e totalit prej 284 automjetesh janë më të vjetra se 30 vjet, ndërsa vetëm 15 për qind e automjeteve janë deri në 10 vjet. Në tre vitet e fundit janë blerë edhe 65 automjete të tjera, por edhe ato janë mesatarisht 17 vjeçare./Telegrafi/