LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka 3.135 raste aktive me coronavirus, më shumë në Shkup dhe Tetovë

Në Maqedoni ka 3.135 raste aktive me coronavirus, më shumë në Shkup dhe Tetovë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka 3.135 raste aktive me coronavirus, ku kryesojnë qytetet Shkupi dhe Tetova.

Në Shkup ka 1.053 raste aktive me coronavirus, në Tetovë-193, pason Gostivari me 370 dhe Kumanova me 193.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.780 testime për coronavirus, ndërsa 588 raste kanë rezultuar pozitiv.


Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Sot 8 viktima dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Lexo po ashtu Sot 8 viktima dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni