LAJMI I FUNDIT:

Në Ligue 1 mund të thuhet se ka përfunduar çështja e kampionit: PSG merr fitore bindëse përballë Lilles

Në Ligue 1 mund të thuhet se ka përfunduar çështja e kampionit: PSG merr fitore bindëse përballë Lilles

PSG ka fituar me rezultat bindës 4-1 përballë Lilles në kuadër të javës së javës së 24-të në Ligue 1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Bradley Barcola kaloi parisienët në epërsi.

Në minutën e 22-të, Marquinhos dyfishoi epërsinë për PSG-në me një asistim të Doues.


Gjashtë minuta më vonë, Ouseman Dembele realizoi për 3-0, ndërsa Joao Neves ishte në rolin e asistuesit.

Doue ndërroi rol, duke kaluar nga asistues në golashënues, me asistimin e Dembeles për rezultatin 4-0.

Golin e nderit për Lillen e shënoi Janathan David, kur shënoi në minutën e 80-të për 4-1.

Pas javës së 24-të, PSG vazhdon të jetë lider me 62 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të takohen me Rennes. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore