LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, raste aktive me coronavirus janë 3,383, të shëruar 4,267

Në Kosovë, raste aktive me coronavirus janë 3,383, të shëruar 4,267

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.

IKSHPK thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.


“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”.

IKSHPK thekson më tej se inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori