Në kohën e pandemisë së coronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, tashmë kanë filluar të shpërfaqen edhe simptoma të infektimeve me virusin sezonal, të cilat janë të ngjashme me coronavirusin.
Dallimi mes këtyre viruseve, sipas profesionistëve shëndetësorë, është se coronavirusi i ri është më i ashpër se viruset sezonale, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka.
Ndërkaq sa i përket simptomave, ka ngjashmëri, si ethe, temperaturë, dhimbje fyti, të vjella, diarre, kokëdhimbje etj.
Profesionistë shëndetësorë kanë thënë se numri i pacientëve nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare ka filluar të rritet, krahas numrit të të infektuarve me coronavirus.
Ajo çka mbetet sfidë është identifikimi i sëmundjes, në këtë rast virusit sezonal nga ai i coronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Doktoresha familjare, Ilire Bunjaku, i tha Radios Evropa e Lirë, se shumë simptoma të gripit sezonal janë të ngjashme me ato të COVID-19. Megjithëkëtë, jo çdo pacient me shenja të coronavirusit, e testojnë.
Andaj siç thotë doktoresha Bunjaku, ka lëshime edhe nga ana e mjekëve dhe sfida mbetet te simptomat e njëjta mes virusit sezonal dhe coronavirusit.
“Ajo çka po vërejmë është rritja e numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë dhe çdo simptomë po e lidhin me COVID-19, andaj edhe numri i pacientëve është rritur kohët e fundit”.
“Problem mbetet detektimi i saktë i virusit. Ndërkohë që për të bërë një test për COVID-19, pacienti duhet ta ketë temperaturën mbi 38.5 dhe faturimi i oksigjenit të jetë nën 95 për qind. Përndryshe e vlerëson mjeku, por që ka lëshime edhe nga ana e pacientëve, por edhe nga ana e mjekëve, pasi simptomatologjia pothuajse është e njëjtë”, tha Bunjaku.
Ndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2019 kanë qenë 16,000 raste të regjistruara me grip sezonal.
Viti 2018, ishte përmbyllur me 11 persona të vdekur nga gripi sezonal, për ç’gjë, autoritetet kishin shpallur atëbotë gjendjen epidemike të gripit. Derisa për vitin 2019 nuk kanë të dhëna për vdekje të personave me grip sezonal.
Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive, tha se për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19, ndonëse ka pacientë me simptome të virusit, që tentojnë të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive, aty tashmë ka të shtrirë vetëm pacientë pozitivë me COVID-19.
Ajo shton se për dallim nga muajt e mëhershëm, kur filluan të shfaqen rastet e para me coronavirus, çdo qytetarë që ka pasur simptoma e që është lajmëruar në Klinikën Infektive, është identifikuar nëse është pozitivë apo jo me COVID-19.
Kjo nuk po ndodh më, për shkak se, siç thotë Ajazaj, të mbingarkesës me pacientë të sëmurë me COVID-19 që ka kjo klinikë.
“Te ne janë vetëm (pacientët) COVID pozitivë. Këta pacientë, si të dyshimtë, zakonisht paraqiten në Qendra të Mjekësisë Familjare apo në Klinikën Emergjente”, tha ajo.
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, drejtori Basri Lenjani bëri të ditur se ka pacientë me simptoma të virusit që lajmërohen në emergjencë. Deri në zbulimin e tyre nëse janë pozitivë me COVID-19 ose janë me virus sezonal, pacientët qëndrojnë në një hapësirë që tashmë është dedikuar për ta.
“Ne si Klinikë Emergjente kemi krijuar hapësirë prej tre shtretërve, ku bëhet pranimi dhe diagnostikimi, e më pas dërgohen në klinikat gjegjëse. Klinika Emergjente është në gatishmëri që t’i mbështesë klinikat, por duhet ruajtur këtë klinikë për shkak se ka shumë sëmundje tjera, raste të lëndimeve, helmimeve dhe këto raste e mbingarkojnë klinikën, por përkundër kësaj ekziston një bashkëpunim me klinikat që merren me COVID-19”, tha Lenjani.
Ndryshe, një tjetër karakteristikë që e dallon coronavirusin e ri nga viruset sezonale është mungesa e ilaçit të aprovuar për ta trajtuar atë.
Pacientët me COVID-19 në vazhdimësi po trajtohen me terapi mbështetëse, pasi që nuk ka ndonjë terapi të aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Mikrobiologu Lul Raka, tashmë ka deklaruar se të dyja viruset përhapen me rrugë të njëjtë, përmes kontaktit, spërklave dhe më rrallë, përmes gjësendeve të prekura. Prandaj, edhe në parandalimin e tyre, siç thotë ai, përdoren të njëjtat masa të shëndetit publik, siç janë, higjiena e duarve, mbajtja e faculetës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, mbajtja e maskës dhe distanca fizike.
Por, mikrobilogu Raka thotë se elementi dallues ndërmjet virusit sezonal dhe coronavirusit është te shpejtësia e përhapjes.
“Shpejtësia e përhapjes së infeksionit është një element i rëndësishëm dallues. Gripi ka një mesatare më të shkurtër të kohës së inkubacionit dhe një interval serik më të shkurtër, se virusi që shkakton COVID-19. Intervali serik për këtë të fundit vlerësohet të jetë 5-6 ditë, kurse te gripi është 3 ditë”, shpjegon Raka.
Sidoqoftë, sipas Rakës, vdekshmëria nga COVID-19 është 6.8 për qind në nivel global, por ajo përfshin vetëm rastet e raportuara në institucionet shëndetësore. Për gripin sezonal, ndërkaq vdekshmëria është zakonisht 0.1 për qind, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës