Site icon Telegrafi

Në Istog, Dita Botërore e Diabetit shënohet me aktivitet edukues për qytetarët

Në Istog, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në qendër të qytetit, ku stafi shëndetësor u angazhua për të edukuar qytetarët rreth diabetit dhe mënyrave të menaxhimit të tij.

Gjatë kësaj ngjarjeje, qytetarëve iu ofruan këshilla të vlefshme për ushqyerjen e shëndetshme, rëndësinë e aktivitetit fizik, dhe përdorimin e saktë të terapisë mjekësore.

Matja e diabetit tek qytetarët/ Foto nga Fontana, facebook

Qytetarët patën gjithashtu mundësinë të matin nivelin e sheqerit në gjak falas, një masë që inkurajon kontrollin e rregullt të shëndetit dhe ndërgjegjësimin për menaxhimin e sheqerit në gjak, shkruan Fontana transmeton Telegrafi.

Kjo iniciativë synon të ndihmojë qytetarët në parandalimin dhe kontrollin e diabetit përmes informimit dhe edukimit shëndetësor, duke u kujdesur që të kontribuojë në një komunitet më të shëndetshëm dhe më të informuar. /Telegrafi/

Exit mobile version