Disa femra mund të caktojnë një orë për periudhën e tyre, ndërsa të tjerat mund të jenë aq të parregullta sa të duken si befasi ose nuk duken fare
Në jetë, menstruacionet e vonuara janë normale vetëm në dy raste – te vajzat shumë të reja në pubertet dhe në fillim të menopauzës.
Mund të thuhet se kohëzgjatja normale e një cikli te shumica e femrave është 28 ditë, por nuk konsiderohet problem nëse bëhet fjalë për një periudhë 21-35 ditë.
Përveç pubertetit, menopauzës ose shtatzënisë, mungesa ose vonesa e menstruacioneve mund të jetë një simptomë e problemeve të caktuara shëndetësore:
Stresi
Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup, ky i fundit ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit. Ndryshimi i niveleve të këtyre dy hormoneve sjell vonesën e menstruacioneve.
Ndryshimet drastike të peshës
Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij.
Çrregullimet e të ushqyerit
Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni.
Intoleranca ndaj glutenit
Femrat që kanë intolerancë ndaj glutenit duhet të tregohen shumë strikte me regjimin e tyre ushqimor, pasi rastet e anashkalimit apo abuzimit mund të shkaktojnë vonesë apo çrregullime të ciklit menstrual.
Kontraceptivët oral
Kontraceptivët i ofrojnë femrës një lloj të estrogjenit të kombinuar me progesterone për një kohë të caktuar, duke i dhënë edhe disa ditë të lira nga hormonet. Pikërisht këto ngadalësojnë edhe procesin e ovulimit, prandaj edhe cikli arrin me vonesë.
Çrregullimet hormonale
Disa lloje të hormoneve, siç janë prolaktina dhe hormonet tiroide, ndikojnë dukshëm në cikël.
Nëse kjo vonesë shkaktohet nga luhatjet hormonale, kjo gjë mund të vërehet me anë të analizës së gjakut. Prandaj, doktori juaj do t’iu ofrojë udhëzimin e tij nëse diçka e tillë shfaqet tek ju.
Mosha
Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: puberteti e perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vagjinale.
/Telegrafi/