Në acarimin e marrëdhënieve mes Erdoganit dhe Macronit, ndërhyn edhe Borrell

Ministri i Jashtëm BE-së, Josep Borrell përshkroi kritikat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj homologut francez, Emmanuel Macron si "të papranueshme" dhe i bëri thirrje Ankarasë "të thyejë spiralen e rrezikshme të konfrontimit".
"Fjalët e Presidentit Erdogan drejtuar Macronin janë të papranueshme. I bëj thirrje Turqisë që t'i jep fund kësaj spirale të rrezikshme të konfrontimit", shkroi Borrell përmes llogarisë në Twitter.
Erdogan të shtunën vuri në dyshim "shëndetin mendor" të Macronit mbi qëndrimin ndaj myslimanëve.
Prandaj, Franca tërhoqi në konsultime ambasadorin e saj në Turqi.
Borell gjithashtu iu referua Këshillit Evropian në fillim të muajit, në të cilin udhëheqësit evropianë u përpoqën të ulnin tensionet në marrëdhëniet me Turqinë.





















































