Site icon Telegrafi

Ndryshim i dukjes ndër vite: A mund t’i njihni aktorët e “O Sa Mirë”?

“O Sa Mirë” është seriali më i shikuar televiziv anembanë trojeve shqiptare, por jo vetëm kaq. 

E gjithë kjo në saje të sarkazmave dhe humorit që sjellin aktorët e këtij projekti filmik, i cili rezulton të jetë më i suksesshmi viteve të fundit.

Së fundi llogaria zyrtare e serialit ka filluar të sjell fotografi të ndryshme të aktorëve të realizuar vite më parë.

Po që se i analizojmë me pamjet e tyre, disa prej tyre vështirë se mund t’i njohim sa i përket pamjes së jashtme.

Fisnik Ademi, Adriana Matoshi, Ernest Zymberi, Edi Kastrati, Kushtrim Qerimi janë disa prej artistëve që kanë dallime të mëdha mes fotografive të bëra shumë vjet më parë se në shfaqjet që shihen në serial.

Ndryshe, producenti dhe autori i saj, Fisnik Vejsa ka konfirmuar për Telegrafin se në sezonin e ri do të jetë edhe një klasë në diasporë, por që për momentin janë duke hulumtuar vendin.

“Po është e vërtet që do ta kem edhe një klasë në diasporë. Dëshirojmë që mërgimtarët tanë të jenë më afër aktorëve. Pjesa e serialit do të jenë edhe të rinjtë dhe të rejat shqiptare që kanë talent për aktrim”, tha ai.

Shikoni më poshtë disa prej imazheve të aktorëve të serialit. /Telegrafi/

Exit mobile version