Një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk është e gatshme të bëjë kompromise me Rusinë dhe të heq dorë nga disa pjesë të territorit të saj për t’i dhënë fund luftës.
I pyetur lidhur me deklaratat e Donald Trumpit se mund t’i japë fund konfliktit nëse vjen sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë, Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, tha se Kievi nuk do të merr këshilla se si të arrihet një “paqe e drejtë”, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis për gjërat dhe vlerat shumë të rëndësishme, pavarësinë, lirinë, demokracinë, integritetin territorial dhe sovranitetin”, shtoi ai.
Trump vazhdimisht ka deklaruar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë në ditën që do të fitonte në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, por nuk ka dhënë detaje se si do të arrihej një gjë e tillë.
Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat ukrainase do të duhej të tërhiqeshin nga rajonet që Rusia pretendon se i ka aneksuar, si pjesë e çfarëdo propozimi të planit për paqe.
I pyetur se si mendon Ukraina që Trump do të arrinte t’i jepte fund luftës, Yermak tha shkurt: “Përgjigje të sinqertë, nuk e di. Të shohim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja