LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet bojkoti në shkollën “Marija Kiri” në Shkup

Ndërpritet bojkoti në shkollën “Marija Kiri” në Shkup

Nxënësit dhe profesorët maqedonas të shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” dje i janë rikthyer mësimit. Me këtë ata ndërprenë bojkotin kundër emërimit të Blerim Nebiut, ushtrues detyre, drejtor i shkollës në fjalë.

Kolektivi i profesorëve me mësim në gjuhën maqedonase nuk dha asnjë sqarim nëse janë pajtuar që kolegu i tyre dhe njëkohësisht psikologu i shkollës të mbetet në postin, ushtrues detyre- drejtor.

Mirëpo, një ditë më parë përmes një njoftimi me shkrim, kolektivi i profesorëve kujtoi se në këtë shkollë numri i paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase është 28 krahasuar me 18 paralelet me mësim në gjuhën shqipe.


Qytetarët maqedonas kundër drejtorit shqiptar në “Marija Kiri” në Shkup (Video)
Lexo po ashtu Qytetarët maqedonas kundër drejtorit shqiptar në “Marija Kiri” në Shkup (Video)

Javën e kaluar, profesorët dhe nxënësit maqedonas për dy ditë bojkotuan mësimin në këtë shkollë në shenjë revolte ndaj emërimit të një drejtori shqiptar me arsyetimin se vendimi i tillë ishte vlerësuar si akt historik nga vet punonjësit shqiptar të kësaj shkolle.

Ndërkohë, nga kabineti i kreut të Shkupit, Petre Shilegov prej ku edhe erdhi ky vendim përsëritin qëndrimin se emërimi i drejtorit Blerim Nebiu është kryer sipas procedurave ligjore. Ndërsa nga Ministria e Arsimit thanë se në këtë dikaster nuk ka arritur asnjë ankesë ose kërkesë lidhur me këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori