Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas ndërprerjes së seancës konstituive tha se rrethanat nuk po ndryshojnë, ndërkaq ajo çfarë po iu kërkohet nga Lëvizja Vetëvendosje është të imponohet vota e deputetëve.

Bajrami tha se deputeti është i lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues, raporton Telegrafi.


“Nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike... Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma ose me marrëveshje politike ose duke sjell një kandidat që do të ishte i pranueshëm...

“E kemi potencuar disa herë se për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka asnjë kandidat që do të votonim, pikë së pari për shkak të historisë së tyre dhe janë shkelës të kushtetutës”, tha ajo. /Telegrafi/