LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta ish komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi

Ndahet nga jeta ish komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi

Sonte në moshën 70 vjeçare, ka ndërruar jetë në Prizren ish komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi, pasi kohëve të fundit ishte i sëmurë.

Lajmin për vdekjen e komandantit, Esat Krasniqi, e kanë bërë publik bashkëluftëtarët dhe miqtë të tij që kanë shprehur ngushëllime për familjen.

Esat Krasniqi, i lindur në fshatin Leskovec të Prizrenit, një jëtë të tërë ia ka kushtuar çështjes kombëtare, ndërsa është shquar edhe në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës.