Site icon Telegrafi

NATO fton aleatët të bashkohen në festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Aleanca Veriatlantike, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, ka uruar shtetin shqiptar në 108 vjetorin e Pavarësisë.

Në një urim të postuar në faqen zyrtare të NATO-s, fton aleatët të bashkohen në festimin e Ditës së Pavarësisë.

“Bashkohuni me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë së aleatit tonë, Shqipërisë”, shkruan në urim.

Republika e Shqipërisë nga viti 2009 është pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version