Nagelsmann: Lewandowski ka kontratë me Bayernin, do të jemi të kujdesshëm në këtë afat kalimtar

Julian Nagelsmann e ka nisur aventurën e tij si trajner i Bayern Munich.
Trajneri i ri i bavarezëve ka folur për sfidat që e presin tek klubi i madh, ndërsa ka qenë e pamundur të mos flitet edhe për Robert Lewandowskin.
Nagelsmann pret me padurim që të punojë me sulmuesin polak dhe duket shtuar se nuk frikësohet që ai do të largohet.
“Zërat për Robertin qarkullojnë prej shekujsh. Besoj se është normale, por Lewandowski e di shumë mirë se çfarë ka në Mynih dhe se në çfarë skuadre luan. Pastaj, ka edhe një kontratë”.
Tutje ai u ndal dhe te përforcimet, duke thënë që Bayern Munich duhet të jetë i arsyeshëm.
“Për sa i përket buxhetit, duhet të jemi të kujdesshëm, por kjo vlen për të gjithë. Kur gjithçka t’i kthehet normalitetit, Bayerni do të jetë i aftë për të blerë lojtarë, por me kosto të arsyeshme”.
“ Operacionet duhet të kenë kuptim. Për sa i përket Goretzkas, të gjithë duam të qëndrojë, është një ndër mesfushorët më të mirë të Evropës, jam shumë i lumtur të punoj me të”, deklaroi trajneri i ri.
Në fund Nagelsmann lavdëroi PSG-në dhe Barcelonën për punën që kanë bërë në këtë afat kalimtar me afrimin e lojtarëve. /Telegrafi/























































